Komisioni Europian ka akuzuar publikisht Kinën dhe Rusinë si përhapësit kryesorë të lajmeve të rreme online për pandeminë e koronavirusit. Vera Jurova, zv.presidente e Komisionit për Vlerat dhe Transparencën ka deklaruar se lajmet e rreme kanë origjinuar nga Kina dhe Rusia duke patur në fokus edhe keqinformimin mbi masat që duhen marrë si pirja e alkoolit të pastër apo teori konspirative si ato se instalimet 5G përhapin virusin.

Dizinformimi do të vazhdojë dhe vaksinimi do të jetë fushëbeteja e radhës, është shprehur ajo.

Edhe Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell ka njohur faktin se Kina dhe Rusia janë në prapavijë të lajmeve të rreme dhe mbrohen përherë me idenë se burimet e tyre janë kompani private.

Në situatat e tanishme, përhapja e dizinformimit dhe shkëmbimi i akuzave nuk bën asgjë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Ne shpresojmë se BE-ja do të adresojë çështjet e rëndësishme në mënyrë të bazuar mbi fakte, pa paragjykime dhe racionalisht, është shprehur Borrell.

Komisioni Europian ka kërkuar ndërkohë nga platforma të tilla si Facebook, Youtube dhe twitter që të publikojnë raporte mujore për strategjitë e tyre në përballjen e keqinformimit mbi CoVid-19.

Lexo po ashtu:  Faleminderit Greqi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *