Komisioni Evropian i ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën, ka njoftuar Shefi i Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Syunyong.

Në postimin e bërë në Twitter, Syunyong ka thënë se përmes kësaj ndihme tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e problemeve të shkaktuara nga pandemia.

Më tej, ai ka shtuar se do të vazhdojnë të punojnë me autoritetet e vendit tonë në zbatimin e politikave efektive që kanë qëllim rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen e qëndrueshme e stabile ekonomike.

“Komisioni Evropian i ka ndarë sot 50 milionë EUR për Kosovën në kuadër të huasë për asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh tashmë janë ndarë prë Kosovën, duke çuar totalin në 100. Kjo tregon mbështetjen e BE-së për adresimin e problemeve socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia” – ka shkruar ai.

Në kuadër të ndihmës, KE-ja ka ndarë 400 milionë për Tunizinë, 50 për Kosovën, 30 për Malin e Zi, 80 për Maqedoninë e Veriut.

Lexo po ashtu:  Putin: Rusinë e shpëtuan besnikët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *