Zakonisht Apple mbështet këto pajisje për 5 vite nga momenti i debutimit ndërsa nëse janë të disponueshme, pjesët e tyre shiten për 7 vite.

Raportohet se Apple është gati të lançojë disa modele të reja desktop këtë vit dhe pavarësisht se mund të konsiderohet lajm i mirë për disa, për të tjerë është i keq.

Kjo sepse me çdo model të ri Mac, modelet e vjetra nuk mbështeten më. Kur një model Mac vjetrohet duke arritur fundin e jetës, Apple nuk dërgon më përditësime.

Zakonisht Apple mbështet këto pajisje për 5 vite nga momenti i debutimit ndërsa nëse janë të disponueshme, pjesët e tyre shiten për 7 vite.

Pas 7 vitesh kompjuteri juaj Mac është në dorë të fatit. Apple nuk e riparon më as ofron pjesë për të. Pra një produkt i Apple konsiderohet i vjetër dhe nuk mbështetet më nëse kanë kaluar 7 vite.

Disa prej modeleve që nuk mbështeten më janë:

  • iMac 2012
  • Mac Mini 2012
  • Mac Pro 2010

Nëse kompjuteri juaj nuk është në këtë listë ende mos festoni. Me ardhje e produkteve të reja Apple këtë vit lista mëposhtë pritet ti bashkohet pajisjeve që do të braktisen nga Apple:

  • iMac 21.5-inç 2013
  • iMac 27-inç 2013
  • iMac 21.5-inç 2014
  • iMac Retina 5K 27-inç 2014
  • iMac Retina 5K 27-inç 2015
  • Mac Pro 2012
Lexo po ashtu:  Microsoft e bën të lehtë ndërrimin e shfletuesit të preferuar në Windows 11

Me debutimin e çipi Apple M1, kompjuterët e vjetër me procesorë Intel janë vite dritë larg modeleve të fundit në shpejtësi dhe fuqi përpunimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *