Ekziston një vend në planet i cili ndalon me ligj të vdesësh. Për shkak të mungesës së mjekëve kryetari i Bashkisë së La Gresle në Loire vendosi që të nxjerrë një dekret që ndalonte banorët e komunës së tij t’iu ndalohej të vdesin në fundjave dhe në festat publike.

Kjo ishte një mënyrë kreative nga ana e kryetarit jo për të ndërhyrë në punët e zotit por për të denoncuar mungesën e mjekëve. Një vdekje mesditën e së Dielës ka provuar gjithë absurditetin e këtij dekreti.

Nga ana e tij këshilli i qytetit ka theksuar se e gjitha kjo është për të vënë në pah situatën shëndetësore katastrofike pasi sektorit i mungojnë kujdesi mjekësor për shkak të mungesës së mjekëve. La Gresle është një komunë me rreth 900 banorë jo shumë larg qytetit francez të Lyon.

Lexo po ashtu:  Maskat që ia veshim vetes sonë, për t’u mbrojtur nga bota…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *