Pas Parisit në vitin 2014 dhe New Delhit në 2017-tën, CAP International dhe 27 organizatat e saj anëtare nga 22 vende, do të mbajnë Kongresin e tretë Botëror në Mainz (Gjermani), kundër shfrytëzimit seksual të grave dhe vajzave.

Ky Kongres, është organizuar nga SOLWODI, organizatë anëtare gjermane e CAP International, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e të gjithë lëvizjeve abolicioniste në Gjermani.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kongresi u çel pasditen e 2 prillit, në ditën e të mbijetuarve nga prostitucioni. Një grup i jashtëzakonshëm i të mbijetuarve nga prostitucioni, nga Gjermania dhe mbarë bota, i kërkuan autoriteteve gjermane të rishikojnë plotësisht politikat publike të dëmshme për prostitucion. Një konferencë publike ndërkombëtare do të mbahet më 3 dhe 4 Prill, e cila do të mbledhë 300 pjesëmarrës dhe 40 folës nga 30 vende, duke përfshirë:

– Të mbijetuarit e prostitucionit dhe trafikimit,

– Përfaqësues të organizatave vendase, rajonale dhe ndërkombëtare,

– Akademikë dhe gazetarë të njohur,

– Ministra dhe deputetë,

– Përfaqësues të organizatave ndërqeveritare.

Kjo konferencë publike do të trajtojë realitetet e prostitucionit dhe shfrytëzimit seksual në botë, ndikimin e tyre të rëndë në shëndet dhe pasojat nga dhuna seksuale dhe pabarazitë gjinore. Ajo gjithashtu do të nxjerrë në pah situatën tejet shqetësuese në Gjermani, të quajtur si “bordello e Evropës”. Me këtë Kongres Botëror, organizatorët synojnë të rrisin ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë për të thyer izolimin, indiferencën, shfrytëzimin dhe diskriminimin me të cilin përballen qindra mijëra viktima të prostitucionit dhe trafikimit për shfrytëzim seksual.

Lexo po ashtu:  Diplomohet në moshën 89 vjeçare/ Historia e pazakontë e gjyshit sicilian. Nga fermer në nënkryetar bashkie

Organizatat jo qeveritare ndërkombëtare dhe gjermane do të formulojnë së bashku rekomandime konkrete për t’i dhënë fund nivelit jashtëzakonisht të lartë të mosndëshkimit të shfrytëzuesve dhe abuzuesve seksualë, si dhe për të krijuar kushte për një  shoqëri pa prostitucion dhe pa shfrytëzim. /l.k/
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *