Kongresmeni Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez nuk janë anti amerikanë, në asnjë kuptim të mundshëm, shkruan MekuliPress. Ja si shprehen ata teksa i shkruajnë letër sekretarit të shtetit Mike Pompeo:

“Ne jemi shumë të shqetësuar që ShBA ka përdorur një qasje tepër të ashpër ndaj qeverisjes së zgjedhur në Kosovë. Ne pajtohemi që tarifat e Kosovës mbi mallrat serbë – që tash janë hequr – më shumë dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj, mirëpo ky mjet (tarifa) është përdorur shpesh nga qeveri të ndryshme në botë, duke përfshirë edhe qeverinë Trump. Kosova është aleate e ShBA-ve dhe ne kërkojmë të mbani një qasje konstruktive e me durim ndaj qeverisë së zgjedhur demokratikisht. Po ashtu, jemi të shqetësuar që qeveria Trump i vendosi ndëshkime financiare një qeverie të Kosovës e cila kishte ardhur në detyrë vetëm pak javë më parë. Sigurisht, ne nuk marrim anë se cilin duhet të zgjedhë populli i Kosovës në udhëheqje të vet, por ne kërkojmë nga ju t’i jepni qeverisë së re mundësinë t’i plotësojë me staf ministritë e saj të rëndësishme si dhe të deklarojë qëndrimet e saj të rëndësishme politike, para se të kërkoni formimin e një qeverie të re.

Lexo po ashtu:  BE nuk konfirmon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Vazhdojnë negociatat!

Për më tepër, presioni i qeverisë Trump mbi Kosovën erdhi brenda një konteksti të përpjekjeve të Serbisë për ta delegjitimuar Kosovën e për t’u kërkuar vendeve të tjera ta çnjohin atë. Në 23 janar, Ric Grenell, ambasador i ShBA në Gjermani, u.d. i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, i cili shërben edhe si i dërguar i veçantë presidencial për negociatat për paqen Serbi – Kosovë, i kërkoi Serbisë ta ndalte fushatën e çnjohjeve njëkohësisht edhe Kosovës të hiqte tarifat. Por, qysh prej asaj kohe, presioni i ShBA ndaj Serbisë është ulur, ndërsa presioni ndaj Kosovës është shpeshtuar.

Mungesa e barazpeshës së qeverisë Trump midis Prishtinës dhe Beogradit po ndodh në kontekstin kur Serbia po zgjeron lidhjet me Rusinë dhe po rrit importin e armëve ruse.”

Burimi: https://foreignaffairs.house.gov/2020/4/engel-menendez-express-concern-about-trump-administration-approach-to-serbia-kosovo?fbclid=IwAR1kdZmejhRModYCmUIi4NfGnGHDuixfRHB1vy4Pf0QueEHPqVtmHubLjFo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *