Poeti i njohur Faik Konica, shkruante se “Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së drejtës së atdheut, domethënë në shërbim të dobisë së përgjithshme”. Ai po ashtu, vinte në dukje llojin e padobishëm të trimërisë sonë, shkruan MekuliPress.

Konica shkruan se tragjedia si komb e shqiptarëve fillon te kulti i tyre për heroizmin vetjak, duke mos vlerësuar heroizmin e përgjithshëm, të bashkuar; heroizmin e popullit.

Ja si e pershkruan Konica trimërinë e shqiptarëve:

“Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër e shumë herë as pa ditur se përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla, ftohen dhe frikësohen po të jetë nevojë trimëria për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë të përgjithshme… Pali e Pjetri, Lami e Hasani nuk kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga Valiu. Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së drejtës së atdheut, domethënë në shërbim të dobisë së përgjithshme.

Lexo po ashtu:  Pasurohen sekserët e prodhuesit e lajmeve të rreme, varfërohen prodhuesit e ushqimit dhe dijes. Paguhet më shumë për pamjen se sa për zërin, këngëtari.

Të tjerat punë, janë punë egërsie e kafshësie, jo trimërie.”, citon MekuliPress fjalën e qëlluar, e akoma, aktuale të yllit të letrave, Faik Konicës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *