Ministri i  Punëve të Jashtme të Kosovës, Gluka Konjufca është deklaruar lidhur me ‘amerikanizmin’, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës, konkretisht ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu.

Në një shkrim të bërë në Twitter, Konjufca tha se pro-amerikanizmi është mentalitet kolektiv i shqiptarëve të Kosovës.

Sipas Konjufcës anti-amerikanizmi është propagandë e rëndë, pasi përcaktimi pro-amerikan është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve.

“Ky është një mentalitet popullor, një mentalitet kolektiv i njerëzve të Kosovës. Kushdo që është kundër SHBA-së, nuk mund të fitojë zgjedhjet në Kosovë.Anti-amerikanizmi është një propagandë e neveritshme. Asnjë fuqi në botë nuk mund të ndryshojë kursin pro-perëndimor, miqësinë dhe afërsinë e njerëzve të Kosovës. Ky përcaktim është i rrënjosur thellë në vlerat tona kolektive”, shkroi ai në Twitter.a

Lexo po ashtu:  OKB: Pandemia ka shtuar pabarazinë në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *