Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë mbrëme në një emision televiziv se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me PAN’in dëshiruan që të etiketojnë VV’në si anti-amerikane.

‘’Hoti e di vetë se ishte pro reciprocitetit. Ai votoi për në Prevallë kur votuam programin qeverisës. Qysh mundesh me bo kështu politikë? Po ashtu e kanë pasur premtim qeverisës. A tani del kinse kundër. Cilin vendim e morrëm nesër kundër Amerikës?’’, shtoi ai.

‘’Këta kanë shkuar të gjithë te Grenelli, prej Petrit Selimi, deri te Skender Hyseni, për të komplotuar se Kurti është kundër Amerikës. Pastaj vunë Hotin në krye dhe i premtuan postin e kryeministrit nëse ai do delte kundër VV’së si anti-amerikan. Hoti mendoi se fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë. Por kjo ishte gënjeshtër e kulluar dhe u dështoi’’, shtoi ai.

‘’Këta janë të lidhur. Një grup i LDK’së me partitë tjera kanë milionat. Ata kanë punësuar të afërm nëpër institucione dhe të gjitha kanë përfituar. Por kauza e tyre dështoi’’, tha Konjufca.

Lexo po ashtu:  Dr. Ramiz Lladrovci: E kom nxonë lepurin me kerr të kijeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *