Konjufca e familjarë të të zhdukurve bënë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve.

Në shënim të 27 Prillit – Ditës së personave të pagjetur të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kanë bërë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve.

Ata kanë vendosur kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Bajram Çerkini, nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, u ka bërë thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më aktivë për fatin e mbi 1620 të pagjeturve.

Lexo po ashtu:  Masat e reja në Kosovë/ Kthehet ndalimi i qarkullimit, mbyllen edhe lokalet gjatë natës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *