Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një intervistë në Telegrafi.com ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

“Unë mendoj që deri me 25 mars do të zgjedhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri me 10 prill do të zgjedhet edhe Presidenti i Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Duke komentuar numrat që duhet pasur për postin e presidentit, anëtari i kryesisë së LVV-së, Konjufca dhe se zgjedhje e presidentit ka koinciduar me aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare dhe opozita i ka dy opsione.

“Zgjedhja e Presidentit ka koincidu në aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare. Meqenëse është e tillë, zgjedhja e presidentit si pozitë e rëndësishme shtetërore, prej anës të opozitës, janë dy opsione: Opsioni që ta konsiderojnë presidentin si njërën prej pozitave të cilën ne mund ta zgjedhim edhe të kalojmë në faza të tjera të betejës politike, apo ta kthejë opozita çështjen e presidentit në pikë ekzistenciale. Sepse me qu Kosovën në zgjedhje të reja, është pikë ekzistenciale e betejës politike”, u shpreh Konjufca.

Lexo po ashtu:  Kurti nga Vlora: Të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *