Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, ka inkurajuar mërgimtarët që ta padisin KQZ’së, siç thotë ai për mohim të së drejtës të votës.

‘Ata duhet me iu ba padi KQZ’së, për mohimin e të drejtës për votim. Deri tash kemi evidentu shumë raste që KQZ i ka eliminu.

KQZ është mjaftu me ato me telefonata’’, ka thënë Konjufca në një debat.

‘’Vullneti i KQZ është që votat e mërgatës të eliminohen. Pse sepse 7-80 për qind janë VV. Jam i bindur që për PDK’në, na kishin nxjerrë sytë, jo me ua cingërru në telefon, por kishin organizu video konferencë për me votu votuesit e PDK’së’’, shton ai.

Lexo po ashtu:  Oksigjeni i ushtrisë dhe nacionalizmit serb është opozita, media dhe analistët servilë në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *