“Jo”, kështu ka qenë përgjigja e shkutër e Glauk Konjufcës ndaj pyetjes së analistëve se a pranon Vetëvendosje të hyjë në koallcion parazgjedhor me LDK’në me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

Glauk Konjufca ka thumbuar live Lutfi Hazirin, duke aluduar në atë se Vetëvendosjes i takon kryeministri, pasiqë ‘Vetëvendosje nuk ka asnjë gabim deri tani’.

“Më vjen mirë që kur LDK kandidoi Vjosa Osmanin ka mendu për Vetëvendosjen.  Neve krejt procesi politik na ka dhanë të drejtë. Kritika e Vetëvendosjes na ka dhanë të drejtë. Ne nuk kemi kurrfarë gabimesh, kurrfarë hipotekash prej kur ka qeverisje në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Glauk Konjufca thotë se Vjosa Osmani duhet të jetë kryetare e Kuvendit.

“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Me thanë që Vjosa Osmani e meriton, edhe unë e kam kolege, pyetne cdo shkenctar politik në botë, a është i padenjë, kjo nuk është padenjësi, shiqoni, në politikë nuk janë krejt të ndërtumë për kryeministra. Secili duhet t’ia gjejë hallin vetes. Në analizën tonë secili duhet ta dijë ku është”, ka thënë Konjufca. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Ismail Kadare mbi dëmin që perandoria osmane i ka bërë gjuhës shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *