Presidenti në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha të premten se qeveria Kurti do të padisë Serbinë për gjenocid.

Më pas do të nisim dialogun, tha ai.

Ai tha se kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti nuk do e nis dialogun pa paditur më parë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha Konjufca.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic tha pak ditë më parë se Serbia kërkon “kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm” me Kosovën duke “ruajtur interesat kombëtare të Serbisë”.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se ky proces i dialogut Kosovë Serbi ka sjellë ndryshime të qarta për qytetarët në Kosovë dhe rajon.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë thotë për Albin Kurtin pronari i fabrikës "Meka", biznesmeni Burim Piraj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *