Lajmi për anullimin e Wimbledon për shkak të koronavirus ka tronditur ndoshta Federer e tenistët e tjerë, por do të sjellë të ardhura të jashtëzakonshme për arkat e Slam-it londinez. All England Club në fakt ka qenë largpamës: nga 2003, kur ndodhi epidemia e Sars, ka përfshirë në policen e sigurimit të turnet një klauzolë kundër anullimit. Në rastin e Covid-19, në arkat e organizatorëve do të futen 100 milionë euro.

Klauzola, që kushton 1,6 milionë euro në vit, do të mbulojë pjesërisht humbjet që sjell anullimi i turneut: të ardhurat totale zakonisht vërtiten rreth 260 milionë, të cilave i hiqen natyrisht kostot e organizimit, si dhe ato të shpërblimeve që i shpërndahen lojtarëve (rreth 50 milionë).

“Natyrisht jemi me fat që kemi një siguracion që na ndihmon të zgjidhim gjithë problemet” ka konfirmuar drejtori i përgjigjshëm All England Club, Richard Leëis. Wimbledon – shkruar sot The Times – është i vetmi Slam që ka një klauzolë të tillë në kontratën e sigurimit kundër anullimit. E sic duket e ushtroi me shumë efikasitet…

Lexo po ashtu:  Barcelona nxjerr në fushë Messi për të bindur Lautaron: “Lojtar impresionues”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *