Për të gërmuar “Bitcoin”, kompjuterët e njohur si makineri gërmimi lidhen në rrjetin e kriptomonedhës. Detyra e tyre është të verifikojnë transaksionet e bëra nga njerëzit që dëgojnë dhe pranojnë Bitcoin. Ky proces përfshin zgjidhjen e ekuacioneve komplekse.

Konsumi i energjisë nga Bitcoin i barabartë me atë të Zvicrës

Bitcoin përdor po aq energji elektrike sa shpenzon mbarë Zvicra sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Cambridge.

Në fakt bëhet fjalë për një mjet i cili tregon sesa energji konsumojnë rrjetet e kriptomonedhave krahasuar me entitete të tjera.

Megjithatë një ekspert argumentoi se ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me emetimin e dioksidit të karbonit nga kjo energji e konsumuar.

Aktualisht mjeti thotë se Bitcoin konsumon 0.21% të furnizimit global me energji elektrike. Përgjatë një vit ky konsum përkthehet në konsumin elektrik të Zvicrës.

Për të gërmuar “Bitcoin”, kompjuterët e njohur si makineri gërmimi lidhen në rrjetin e kriptomonedhës. Detyra e tyre është të verifikojnë transaksionet e bëra nga njerëzit që dërgojnë dhe pranojnë Bitcoin. Ky proces përfshin zgjidhjen e ekuacioneve komplekse.

Këto ekuacione nuk kanë rëndësi për zhvendosjen e Bitcoin, por thjeshtë një pengesë e cila sigurohet se nuk do të aplikojnë manipulime në regjistrat e transaksioneve.

Lexo po ashtu:  Shqipëria - Botuar në 1902 në Sofje të Bullgarisë

Një shpërblim jepet për gërmuesit të cilët zgjidhin këto ekuacione dhe gjëegjëza matematikore. Për të bërë sa më shumë para prej këtij procesi, njerëzit lidhin sasi të mëdha kompjuterët në një rrjet, madje edhe fabrika plot me to.

Këto rrjete harxhojnë energji elektrike dhe madje në sasi të mëdha. Mjeti i krijuar nga Universiteti i Cambridge përdor një çmim mesatar për kilovat prej 0.05 dollarësh dhe përllogarit kërkesa për energji elektrik të Bitcoin.

Aktualisht në rrjetin Bitcoin përpunohen 100 milionë transaksione financiare në vit. Kjo shifër është shumë larg 500 miliardë transaksioneve në vit që kryhen në industrinë tradicionale financiare.

Elektriciteti i përdorur për Bitcoin gjeneron 22 megaton dioksid karboni (CO2) në atmosferë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *