Sipas një studimi, meshkujt të cilët konsumojnë  rreth 2 grushta arra për 14 javë kanë një spermë të shëndetshme.

Arrat janë të pasur me vitaminën B, acide yndyrore omega 3,  si dhe antioksidantë e të gjitha këto ndihmojnë spermën të jetë më e shëndetshme. Meshkujt janë ata të cilët fajësohen për 40 deri 50% të rasteve të infertilitetit.

Shkencëtarët ndanë 119 burra rastërorë midis moshës 18 dhe 35 vjeç në dy grupe:

Një pjesë e tyre shtuan 60 gramë arra në dietën e zakonshme

Një pjesë nuk bëri ndryshime në dietën e zakonshme

Meshkujt që bënin pjesë në grupin që konsumoi arra, patën përmirësime në cilësinë e spermës:

Përqëndrimi u rrit me 14%

Vitaliteti prej 4%

Lëvizshmëria (lëvizja) prej 6%

Të gjitha këto janë parametrat që Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit si matje të cilësisë së spermës dhe janë të lidhura me fertilitetin mashkullor.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti gjetje të tjera që tregonin se një dietë të pasur me acide yndyrore omega-3, antioksidantë dhe vitaminë B përmirëson pjellorinë.

Lexo po ashtu:  6 të pavërtetat që po qarkullojnë për koronavirusin

“Në literaturë po grumbullohen dëshmi se ndryshimet në stilin e jetesës, sipas një modeli të shëndetshëm dietik, mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë të spermës”, tha Dr Albert Salas-Huetos, nga Universitati Rovira i Virgili, Spanjë, i cili udhëhoqi studimin.

“Ndërkohë, këshillohet të nxiten pacientët të mos konsumojnë alkool, të mos tymosin dhe të jetojnë shëndetshëm” u shpreh dr. Virginia Bolton, ish këshilluese klinike embriologe në spitalin Guy të Londrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *