Me programet e riciklimit të pezulluara në të gjithë vendin, për shkak të frikës së koronavirusit, një nga prodhuesit më të mëdhenj të birrës në Kanada thotë se është duke luftuar për të gjetur shishe të mjaftueshme për të vazhduar me prodhimin.

Në mes të muajit marsit, Behemoth për shitjen me pakicë të birrës në Ontario, njoftoi se nuk do të pranonte më shishe bosh, në përpjekje për të mbrojtur punonjësit nga ekspozimi ndaj koronavirusit.

Pezullimi i masës skadoi të martën, por zinxhiri i 450 dyqaneve nuk iu përgjigj pyetjeve nëse do të rifillonte mbledhjen e shisheve të përdorura për rinisjen e programit të riciklimit.

Numri i shisheve standarde të industrisë së birrës është ulur ndjeshëm, për shkak të një vale të blerjes së birrës, duke qënë se paniku ka rritur kërkesën, tha John Sleeman, themeluesi i Sleeman Breweries në Kanada.

“Ne nuk kemi mjaft shishe në fabrikat tona për të funksionuar në nivele normale”, tha ai. “Por ne jemi akoma duke prodhuar birrë”, theksoi ai. Për më tepër, kjo kompani ka pasur kërkesë më të lartë, sesa pritej për birrën e saj, teksa shumica e kanadezëve janë të izoluar në shtëpi, thekson gazeta “Financial Post”.

Lexo po ashtu:  Google na befason përsëri, së shpejti me audio përkthim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *