Apple, kompani e cila parashikon të ardhura prej 67 miliardë dollarësh në tre mujorin aktual, nuk zbuloi sesa do të goditen financat.Koronavirusi, Apple bëhet kompania e parë që parashikon rënie të të ardhurave

Apple paralajmëroi se problemet e shkaktuara nga koronavirusi në Kinë do të thotë se të ardhurat do të jenë poshtë pritshmërive.

Gjiganti i teknologjisë tha se prodhimi dhe shitjet janë ndikuar dhe furnizimi me iPhone do të jetë i reduktuar.

Prodhuesi i iPhone është kompania e parë madhore Amerikane që thotë se epidemia do të godasë financat e saj. Apple, kompani e cila parashikon të ardhura prej 67 miliardë dollarësh në tre mujorin aktual, nuk zbuloi sesa do të goditen financat.

“Nuk presim që të arrijmë të ardhurat e pritura për tre mujorin që mbyllet në muajin Mars,” tha kompania. Me shumicën e dyqaneve të mbyllura ose duke operuar në kohë të reduktuar, shitjet e produkteve të Apple do të jenë më të ulëta sesa ishte parashikuar.

Apple gjithashtu tha se fabrikat e montimit dhe prodhimit të pjesëve për iPhone janë jashtë provincës së Hubei ku epidemia ka infektuar mijëra dhe marrë jetët e mbi 1,500 qytetarëve.

Analistët thonë se virusit mund të reduktojë me 50% kërkesën për smartfonë në gjysmën e parë të 2020-ës në Kinë që është edhe tregu më i madh në botë. Por lajmet e mira po vinë ndërsa rastet e infektimit jashtë epiqendrës kanë filluar të bien të paktën prej 13 ditëve të fundit.

Lexo po ashtu:  Si u bë kështu z.Miladin që s'e mbajtët fjalën dhe nuk i zbatuat premtimet që na bëjshit, t'u thanë se Kosova do të jetë e bashkueme me Shqipërinë, ose do të ketë republikën...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *