Në Itali disa raste të Koronavirusit të ri janë shfaqur edhe ndër më të vegjlit. Por në përgjithësi Sars-Cov-2 prek shumë më pak fëmijët, gjë që është akoma një mister. Ja se çfarë dimë sot dhe si të veprojmë nëse fëmija ka simptoma.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se “ka më pak raste mes fëmijëve dhe na duhen më shumë hulumtime për të kuptuar pse”. Por interesimi për temën filloi shumë herët, që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të miturve të prekur është shumë i ulët, siç tregohet në një studim të 29 janarit në The New England of Medicine, i cili shpjegon se “fëmijët mund të kenë më pak të ngjarë të kontraktojnë virusin ose, nëse infektohen, mund të shfaqin simptoma më të buta sesa te të rriturit ”. Edhe një studim i publikuar në Jama në 14 shkurt raporton se në Kinë nga 8 dhjetor deri më 6 shkurt kishte vetëm 9 raste fëmijësh në të cilët u konfirmua infeksioni Sars-CoV-2. Por, se nga vjen kjo diferencë e rëndësishme, përgjigja nuk dihet ende.

Lexo po ashtu:  Kërcënon Putini i Ballkanit: Mallrat serbe nuk i ndal dot askush, Kurti do luftë

Për të sqaruar CoC, Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara, më 22 shkurt, ilustruan atë që dimë sot nga infeksioni Sars-Cov-2 tek fëmijët. Sipas raportit të Cdc që “nga informacioni i kufizuar dhe relativ i publikuar më parë në lidhje me epidemitë e kaluara të Sars dhe Mers, të shkaktuara nga Koronaviruse të tjera, infeksioni tek fëmijët ka rezultuar gjithnjë shumë i rrallë”.

Përveç kësaj, qendrat amerikane raportojnë se nga të dhënat e fëmijëve të prekur nga Covid-2019 në Kinë simptomat shpesh janë “të ngjashme me ato të një ftohjeje, me ethe, të ftohtë dhe kollë”. Të vjellat dhe diarreja do të jenë më pak të shpeshta dhe janë raportuar në vetëm një fëmijë me Koronavirus, gjithashtu në Kinë. Ndërsa rastet serioze dhe ndërlikimet, tek më të vegjlit, kanë qenë të rralla. Por ky sulm në dukje i vogël i Koronavirusit nuk duhet të lejojë fëmijët (dhe prindërit) që të ulin vëmendjen dhe vigjilencën, theksojnë ekspertët. Ndër masat paraprake, rregullat që shpesh përsëriten nga OBSH është që të lani duart shpesh për të paktën 40 sekonda me bazë sapuni ose alkooli.

Lexo po ashtu:  Facebook bllokon llogaritë e djathtistëve ekstrem

Një tjetër këshillë që duhet ndjekur nga prindër e fëmijë është mos frekuentimi i pediatrisë ose spitaleve ne mënyrë masive pa lenë një takim më parë, për të evituar kështu kontaktin me individë të tjerë të infektuar. Do të ishte mirë që konsultat dhe vizitat të kryheshin në ambientet e shtëpisë ose duke telefonuar paraprakisht mjekun tuaj të familjes për nëj vizitë të programuar.(Wired)

Edel Strazimiri 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *