Korça

O vëllezër shqipëtarë, 
Gëzohi që erth kjo ditë 
Kaq’ e mir’e kaq’e mbarë, 
Që sjell gjithë mirësitë! 

Kjo është një dit’e rezë, 
Që bie vëllazërinë 
E dëbon jetën e zezë 
Dhe ndarjen e marrëzinë. 

Ta lusimë këtë ditë, 
Q’e bekoi zot’i vërtetë 
Dh’e dërgoi me shumë dritë, 
T’i mbes’emëri përjetë. 

Sot e vumë gurr’e parë, 
Sa’sht’e bekuar kjo ditë! 
Zot’i math e pruftë mbarë 
E na dhëntë urtësinë! 

Hapu, hapu, errësirë! 
Pa jakë tëhu, o dritë! 
Se arriti koh’e mirë, 
U gdhi nata, u bë ditë. 

Sot niset një tjatrë jetë, 
Të rremenë posht’e shtije, 
Mbretëron fjal’e vërtetë, 
Dhe të mirat gjith’i bije. 

Zot’i math qoft’i lëvduar, 
Q’e nxjer në shesht të vërtetën, 
Se ajo sij ka buruar, 
Pa e ndritur jetën. 

Lumja ti, moj korç’o lule, 
Q’i le pas shoqet’ e tua! 
Si trimi në ball’u sule, 
Ta paçim përjetë hua! 

Kushdo që është sot burrë 
Dhe shqipëtar i vërtetë, 
Emëri s’i shuhet kurrë 
Dhe nderi i rron përjetë. 

Gjuha jonë sa e mirë! 
Sa e ëmblë, sa e gjerë! 
Sa e lehtë, sa e lirë! 
Sa e bukur, sa e vlerë! 

Lexo po ashtu:  Abazi: "Propaganda e pseudo/quazi mediave qenkan ndërsye dhe paskan intensifikuar fushatën me lajme të rreme dhe tituj me të pavërteta e jasht kontekstit. E dijnë njerëzit mirë kush është Expressi , Buzhala e t7, edhe Periskopi e Mirena, edhe Blici e Gashi e për RTK e dijnë që moti."

Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë, 
Që bije qytetërinë, 
Gasthin e vëllazërisë, 
Njerëzin’ e miqësinë. 

S’jemi grekër as bullgarë, 
Asgjë tjetër nukë jemi, 
Jemi vetëm shqipëtarë, 
Në kët’emër nderr’e kemi. 

Ky emr’ është shum’ i mirë, 
Se më s’jemi të gënjyer, 
Nukë jemi n’errësirë, 
E njohëmë gjën’ e vjyer. 

Perëndia na e lëntë 
Përjetë ta trashëgojmë, 
Edhe kurrë mos e dhëntë 
Ta humbim e ta harrojmë! 

Të lemë mëmënë tënë 
E të marimë një shtrigë! 
Zoti mos e pastë thënë! 
Pun’e keq’e shum’e ligë. 

O, sa qenë të gënjyer 
Ata që vuan për botë! 
Turp të math kanë rrëfyer, 
Punuanë fare kotë. 

Pa mejtoni, o të gjorë, 
Efialtin, Pafsaninë, 
Që u bënë trathëtorë 
Dh’e gjenë më perëndinë. 

Nga gjithë ç’kemi kënduar 
Për të njohur vetëhenë, 
Kaqë gjë kemi mësuar, 
Të nderojmë mëmëdhenë. 

Se njerëstë gjithë vdesin, 
Po jeta s’mbetet e shkretë, 
Gjuha, mëmëdheu mbesin 
Të patundurë përjetë. 

Me zëmërë të gëzuar 
Dhe me gjithë shpirt uroni! 
Zotërinjt’ e zotëruar, 
Gjithë përnjëherë thoni: 

Rroft’ e qoftë Shqipëria 
Dhe kombi e gjuha jonë! 
Lulëzoftë dituria, 
Edhe ndihmës paçim zonë.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti: - Mercedesi është tërhequr nga Kosova për shkak se kanë kuptuar afera të dyshimta.

– poezi nga Naim Frashëri – MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *