Përmes një postimi në Facebook, Ngjela ka thënë se korrupsioni i lartë politik në Kosovë paguhet nga Beogradi, por edhe korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është e provuar se paguhet edhe nga Beogradi, por edhe nga Athina, andaj ai thotë se duhet që politika amerikane t’i shpejtojë punët.

“Kjo është sot pika më bllokuese e zhvillimit shqiptar: ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë. Ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të eliminohet nga reforma antikorrupsion dhe forca e politikës amerikane”, ka shkruar avokati Ngjela në Faceook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kjo është sot pika më bllokuese e zhvillimit shqiptar: ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë

Tani po duket se pandemia u mposht.
Shqiptarët që dinë të mendojnë mëvetësisht dhe që e kanë besuar reformën antikorrupsion kuptohet se po kanë vetëm një pyetje: a do të jetë aktivisht në nivel të plotë ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja Yuri Kim? Duhet të kuptohemi, historia moderne e Shqipërisë tani ka vetëm këtë mbështetje, sepse ky është sot kusht historik. Dhe nuk është kusht historik vetëm për zhvillimin modern të shtetit shqiptar, por edhe për interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Lexo po ashtu:  Rama kritikon BE-në. Kosova nuk e meriton izolimin. Turp për BE-në

l.
Në fakt gjithçka në Shqipëri ka qenë dhe mbetet e lidhur me reformën në drejtësi. Kurrë nuk mund të kuptohet dot lufta antikorrupsion në Shqipëri pa reformën në drejtësi. Dhe këtë skemë për reformën e zhvillimit demokratik me drejtësi në Shqipëri e ka strukturuar politika amerikane. Kriza e trefishtë që spikat sot në Shqipëri: në shtet (si korrupsion), në ekonomi, dhe në arsim, e gjitha vjen si pasojë e mungesës së drejtësisë.

Pas gjithë asaj lufte penguese që i solli reformës politika e lartë korruptive në Tiranë, tani janë të strukturuar që të dy organet kryesorë të reformës në drejtësi: edhe Gjykata e Posaçme, dhe Prokuroria e Posaçme. Por pandemia e frenoi procesin.

Tani që karantina u hap, procesi duhet të vijojë… dhe gjithçka do të varet nga forca që do të tregojë politika amerikane në vijimin e reformës dhe kundër bllokimit politik të saj, bllokim ky i cili është ende aktive në Shqipëri.

ll.
Vijimi me sukses i reformës në drejtësi në Tiranë, do të krijojë njëherësh terren të përshtatshëm për të ecur reforma antikorrupsion edhe në Prishtinë. Në këtë pikë ka një koneksion real midis gjendjes ligjore kundër korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, me atë në Kosovë. Dhe duhet ta tregojmë hapur se edhe korrupsioni i lartë politik në Kosovë paguhet nga Beogradi, por edhe korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është e provuar se paguhet edhe nga Brogradi, por edhe nga Athina.
Pikërisht për këtë arsye, duhet që politika amerikane t’i shpejtojë punët. Korrupsioni i lartë politik në Tiranë, po kërkon destabilizim të situatës. Si në kohën e Çadrës së Saliut para tre vjetësh. Tani bëjnë gjoja sikur po qajnë për Teatrin. Është për të qeshur, por është fakt.

Lexo po ashtu:  Kurti: Kështu u mundua Vuçiq t’ia mbushte mendjen Trumpit për Kosovën

Ill.
Shqiptarët duan të kenë një atdhe të cilin tani ia ka grabitur korrupsioni i lartë shtetëror. Reforma duhet të vijojë. Dy shtete shqiptarë kanë të njëjtën sëmundje: korrupsioni i lartë politik kërkon të shpëtojë paratë dhe pronat e korrupsionit. Janë naivë, por të dhunshëm se janë të trembur.

Ka një interes amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, por ka edhe një subversion ruso-serb për të ndaluar progresin shqiptar. Pikërisht këtu e kap veten mendimi aktual historik: të dy interesat, ai shqiptar dhe ai amerikan, që janë në të njëjtin sens, duhet të fillojnë një bashkëpunim më të fuqishëm kundër ndërhyrjes ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Kjo është sot pika më bllokuese e zhvillimit shqiptar: ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë. Ndërhyrja ruso-serbe në politikën e lartë në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të eliminohet nga reforma antikorrupsion dhe forca e politikës amerikane.

Të dy interesat historikë, edhe ai amerikan, edhe ai shqiptar, kanë sot pikërisht këtë pikë të përbashkët takimi që iu hap rrugën e të ardhmes së tyre në Ballkanin Perëndimor.

Lexo po ashtu:  Zbulojnë mediat shqipe gënjeshtrën apo këto janë prodhuese të saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *