Disa pyesin: Nga e gjithë kjo egërsi kundër Kryeministrit të Kosovës dhe një thuajse proserbizëm perversë i disa mediave dhe ‘opinionistëve’ të pavarur në Prishtine e Tiranë?!

Dhe jo se kreu i qeverisë nuk gabon por nuk duhet harruar se edhe sot e kësaj dite, biznesmen i fuqishëm dhe pronar mediash në Kosovë mund të bëhesh edhe kur përkrahesh nga Serbia.

Andaj disa biznesmenëve dhe pronarëve mediash të Kosovës, që u pasuruan nga varfëria e popullit të vet, çdo gjë u varet nga ‘çezma’ serbe. Çka i detyron ata ta duan ‘paqen’ me Serbinë edhe atëherë kur ajo e përbuzë popullin e tyre, edhe atëherë kur gjeneratave të ardhme ua lë në trashëgimi frikën tonë të paturpshme që të mbrojmë e ndërtojmë shtet.

Po pra, Kosova sot nuk është e rrezikuar vetëm nga etja e Vuçiqit për gjak shqiptarë, por edhe nga ‘paqedashësit’ shqiptarë që janë pjesëtarë shqiptarë të ‘filialës’ politike serbe që kryeqytet të vetin kanë Beogradin e jo Prishtinë e Tiranën, ata të cilët nuk i përgjigjen pyetjes logjike: si të veprojë Kryeministri i Kosovës nëse Beogradi donë luftë?

Lexo po ashtu:  Nëse një tavolinë e pa organizuar është shenjë e një mendje të pa organizuar, atëherë, sipas kësaj, çfarë shenje është një tavolinë e zbrazët?

Pra Kosova është e rrezikuar edhe nga ata që me sjelljen e vet bëjnë një mëkat të pafalshëm por nga i cili përfitojnë shumë: Kryeministrin e vendit të vet e barazojnë me kriminelët serbë. Dhe shtiren se nuk e dinë që Serbia e ka sulmuar Kosovën që kur atë e pengon ta kontrollojë Veriun e saj.

Kosova sot duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes shumë të dhembshme: çka nëse miqtë e saj Perëndimorë– duke u mbështetur në dekadat e shkuara kur burrështetasit e saj ndërtonin vila të shtrenjta e jo shtet – vlerësojnë se ajo është e paaftë të ndërtojë e mbrojë shtet?!

Po Kosova duhet t’i koordinojë hapat me miqtë e saj Perëndimorë, por duke u dëshmuar atyre se ajo e meriton shtetin dhe lirinë. Duke dëshmuar pra se ajo nuk e donë dhunën e luftën, por as i ikë luftës që të vjen te pragu i shtëpisë./Kim Mehmeti/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *