Shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka thënë se kjo ministri nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kosova do të refuzoj të gjitha kërkesat derisa të ndodh kërcënimi i vazhdueshëm nga Serbia dhe propaganda e tyre me lajme fake.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, shkruan Zyberaj në Facebook.

Lexo po ashtu:  Sot nisi Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën shqipe, do të marrin pjesë mbi 100 seminaristë të huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *