“Ne e fituam luftën, ju fitoni paqen”. Kjo është deklarata e Presidentit amerikan Bill Klinton, e thënë në Ferizaj, pas çlirimit të Kosovë, në vitin 1999.

Nehat Shaqiri

Deklaratë kjo që shuan shumë zëra në këto momente që ndodhemi tani.

Lufta u fitua, por betejën e kemi humbur!

Kosova e çliruar deri buzë lumit Iber! Andej kanë harruar që është Kosovë. Edhe statistikat tregojnë që Kosova nuk ka shtrirje atje. Ajo pjesë e “largët” e Kosovës, ka mbetur nën “mëshirën” e kriminelëve serbë – bashkëpuntorëve të një pjese të madhe të liderëve politik në Kosovë.

Kjo është e pabesueshme për shumë kë, por realitet i hidhur për Kosovën.

Institucionet e Kosovës, pasi e fituan luftën harruan që duhet të fitojnë edhe betejën me Serbi. Dështuan, madje dështuan shumë keq, sa që, me duart e tyre ia falën një pjesë të madhe Serbisë. Mund ta kundërshtoni për patriotizëm, por s’mund t’a ndryshoni këtë fakt tronditës për Kosovën.

Qindra – mijëra shqiptarë kanë derdhur gjak për liri, që Kosova të çlirohet anë e mbanë, cepum cep, por ja që rrethanat ndryshuan, askush se priti këtë ditë.

Lexo po ashtu:  Anomalitë që e karakterizuan arsimin në komunën e Gjakovës

Betejen me Serbinë harruan se duhet ta çojnë deri në fund. Lakmia e madhe karrieriste, për pushtet e pasuri, ua vërboi sytë. Dështuan!

Dështuan një nga një. Secila Qeveri e bëri një hap prapa me veriun e Kosovës. Fjalë shumë e vepra pak – më mirë të themi vepra hiç. Ata dështuan. E harruan gjakun e derdhur për liri. I harruan dëshmorët. I harruan vrasjet e Serbisë që bëri në Kosovë. E harruan gjenocidin ku vrau pleq e fëmijë. Të gjitha i harruan, por një gjë nuk e harruan. Nuk harruan të bëjnë biznes e kontrabandë me Serbinë. Nuk harruan të pasurohen duke bashkëpunuar me armikun. Ata u zmbrapsën. Aa humbën, ashtu siç e humbën edhe një pjesë territori të Kosovës.

Nuk harruan të thirën në lufën e shtrenjt të UÇK-së. Krejt këto thirrje i bënë dhe vazhdojnë t’i bëjnë që të përfitojnë personalisht ata, por jo edhe qytetari, jo edhe Kosova. E kjo është e tmerrshmja që ndodhi në Kosovën tonë të çliruar pas një luftë të drejtë të UÇK-së, nga forcat aletate të shtetit tonë NATO-s.

Lexo po ashtu:  “Ato që nuk u arritën me topa do të arrihen me popa”

Kjo është e vërteta. Tjetrat janë gënjeshtra. Janë devijim i historisë. Por e vërteta nuk mund të ndryshohet, sado që dikush mundohet ta bëjë këtë.

Në kohën kur Kosova, ka pasur të gjitha mundësit që të bëjë mijëra dosje kundër Serbia, nuk e bëri atë, dhe Serbia arriti që me punën e pandalshme të saj ta paraqes Kosovën në arenën ndërkombëtare shtet kriminal, ku Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e paraqesin si terrorist.

Kjo edhe u arrit kur nga Gjykata Speciale, e quajtën UÇK-në si një ‘ndërmarrje kriminale’.

Në fakt, Serbia pas mijëra krimeve që bëri në Kosovë, arriti të punoj aq fuqishëm në arenën ndërkombëtare, që Kosovën nga viktima e bëri kriminale.

E kjo ishte pafuqia e shtetit tonë. Ky ishte dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kosova nuk arriti të punoj për shtet e për komb. Disa qeveritarë tanë arritën të punojnë vetëm për interesat e tyre personale e klanore.

Ata dështuan me Kosovën, ata shkelën gjakun e derdhur për liri!

Ata u pasuruan, u thirrën në luftë – populli iu besoi për vite me radhë, por nuk punuan për Kosovën, ata dështuan.

Lexo po ashtu:  “Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, më thonin disa dikur

Tash, për fajin e tyre, Kosova dhe qytatarët e saj janë në një pozitë aspak të këndshme. Në një anë Kosova nuk ka shtrirje territoriale në tërë Republikën, dhe në anën tjetër qytetarët e saj janë më të varfrit dhe më të izoluarit në tërë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *