Mbi Kosovën do të ushtrohet presion i madh që të nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë deri në muajin shtator. Kështu është shprehur eksperti amerikan për Ballkanin Daniel Serwer.

Supozoj se ekziston një mundësi e tillë. Administrata e Trumpit është eksperte për projektimin e marrëveshjeve në të cilat nuk ndodhin marrëveshje të vërteta. Janë reklamuar shumë gjëra që dolën të mos jenë të vërteta. Supozoj se ekziston mundësi e tillë, por vërtetë mendoj që do të ketë shumë presion që marrëveshja e vërtetë të nënshkruhet deri në shtator. Mendoj se marrëveshja që do të arrihet, do të përfshijë ndonjë mënyrë të shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që për mua është gabim i madh. Ka shumë tym që në këtë rast të mos ketë të paktën pak zjarr. Nuk mendoj që do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja, ka theksuar Serwer.

Aktualisht në Kosovë ka një krizë politike dhe qeverisëse në zhvillim me një ekzekutiv të shkarkuar por të pezulluar  në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo po ashtu:  Kolumbi: Zbulohen dhjetëra mijëra piktura shkëmbore. Bsohet të jenë 12,500 vjet të vjetra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *