Milazim Krasniqi (PDK) e ka quajtur dështim shtyrjen e zgjedjeve në komunat me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më këtë veprim ia ka mundësuar Serbisë që të ndërhyjë edhe më brutalisht në veri dhe ta dëmtojë Kosovën para komunitetit ndërkombëtar.

“Me këto veprime ia ka mundësuar Serbisë që të ndërhyjë edhe më brutalisht në veri dhe ta dëmtojë Kosovën në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pas këtyre dështimeve të rënda, duumvirati Kurti-Osmani duhet të kthehen në realitet”, ka shkruar Krasniqi.

Në facebook Krasniqi tha:

Askush nuk duhet t’u gëzohet dështimeve të qeverisë sonë në konfrontimin e saj me Serbinë. Por, askush nuk duhet të fshehë dështimet e qeverisë sonë, kur ndodhin dështimet. Pse? Sepse dështimet duhet të eliminohen, e jo të fshehen. Nuk ka pse fshehet fakti që qeveria jonë ka dështuar rëndë me vendimin për targat. Dështoi rëndë edhe me shpalljen dhe tash me shtyrjen e zgjedhjeve në veri. Me këto veprime ia ka mundësuar Serbisë që të ndërhyjë edhe më brutalisht në veri dhe ta dëmtojë Kosovën në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Pas këtyre dështimeve të rënda, duumvirati Kurti-Osmani duhet të kthehen në realitet. Ndërsa realiteti është se zgjidhja e problemeve në veri bëhet me oferta konkrete për integrimin e serbëve, e jo me konflikte me ta. Shteti ynë nuk ka as mandat e as fuqi të imponojë zgjidhje të njëanshme.

Lexo po ashtu:  Autori i ‘non-paper’ më të ri për Kosovën, i afërt me shërbimet inteligjente të Rusisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *