Ka ngjallur diskutime të shumta në media një video e transmetuar nga CNN ku sugjerohet se paraqitet një i sapoliruar nga burgjet e Assadit që lutet për fatin e tij më në fund të mirë.
Sipas mediave të ndryshme, reporterja Clarissa Ward e ka përshkruar në kronikën e vet personin në fjalë si një “të burgosur të harruar”, një pretendim që është redaktuar në rrjetet sociale në thelin e vet. Sipas
Verify-Sy, një grup vëzhguesish sirianë pretendon se personi në fjalë është lejtnanti Mohammad Salam, oficer i shërbimit sekret të forcave ajrore siriane që është i famshëm për zhvatje dhe grabtije në Homs dhe që ka qenë arrestuar për mosmarrëveshje me kolegët e vet.
Kronika është përcjellë më 11 dhjetor, menjëherë reagimet dhe më datë 15 dhjetor, CNN u detyrua të pranonte se po hetonte rastin.
“Grayzone“, një media e vënë shpesh në qendër të vëmendjes për materialet zbuluese për lojërat që bëhen nga media kryesore dhe shërbimet sekrete, analizon kronikën duke vënë në dukje një element që në fakt ngre peshë:
Në vend se të kërkonte menjëherë kujdes mjekësor pasi personi supozohet se ka ditë të tëra në qeli pa ujë, një rebel kap një karrige dhe ekipi i CNN zgjedh të kryejë një intervistë për të supozuarin ish-të burgosur. Në një pikë, dikush i zgjat një pjatë me ushim…
I rruar dhe larë, i burgopsuri “Adil Gharbal” supozohet se ka mbi gjashtë ditë pa ujë por ai ecën dhe mbahet jo keq.
Një komentator kurd vë në dukje se burgu ishte hapur dy ditë përpara sesa CNN të realizonte kronikën, një tjetër element ky që vë në diskutim besueshmërinë materialit dhe vetë rrjetit televiziv që kalon pa filtruar raportime teatrale. Më tej akoma, Grayzone sjell në vëmendje edhe një fakt tjetër: në Telegram gazetarë që janë të afiluar me rebelët sirianë të Tahrir Al -Sham janë tallur me kronikën që e kanë cilësuar ose shembull të budallallëkut perëndimor, ose tregues të dikujt që preferon të rrijë në burg se tashmë nuk ka ku të shkojë.
Ëard është akuzuar edhe më herët për inskenime të ngjashme kur p.sh në një raportim nga Gaza, u shtri përtokë nën një sulm të supozuar të Hamas kur në fakt një të tillë nuk kishte.