Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), pas shqyrtimit të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunën Seksuale në Konflikte, ka shprehur shqetësimin saj më të thellë për lënien e Kosovës jashtë këtij raporti.

QKRMT pati reaguar edhe vitin e kaluar, më 12 Prill 2018, pas publikimit të Raportit S/2018/250 të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Krimet e Dhunës Seksuale në Konflikte.

QKRMT, si një organizatë jo-qeveritare e cila punon që dy dekada me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës për të lehtësuar traumën e tyre dhe për të avokuar për të drejtat e tyre, shprehë shqetësimin e saj më të thellë për lënien jashtë raportit të situatës së Kosovës sa i përket krimeve të dhunës seksuale.

Duke marrë parasysh progresin e kohëve te fundit të institucioneve shtetërore të Kosovës në verifikimin dhe dokumentimin e të mbijetuarve të dhunimit, QKRMT beson fuqishëm se përfaqësimi i të dhënave në këtë raport sa i përket krimeve të dhunës seksuale në Kosovë, do të kontribuonte në një kuptim më të gjerë të situatës së të mbijetuarve në rajon.

Lexo po ashtu:  FLET IKONA E NBA, “Më shumë po vriten nga racizmi se nga Covid-19”

Një ndikim të vecantë do të kishte në luftimin e paragjykimeve dhe stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

QKRMT ka qenë e ftuar nga Përfaqësuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikte bashkë me Fondacionin Denis Mukwege dhe Iniciativën e Nadias në takimin konsultativ organizuar nga Programi për të Drejtat e Njeriut në Roosevelt House, Hunter College (New York, janar 2019).

Në këtë takim Feride Rushiti (Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT) është ftuar që të ofrojë ekspertizën dhe përvojën e saj 20 vjeçare mbi reparacionet në raport me viktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës.

Gjithashtu, QKRMT në janar të vitit 2019, me kërkesë të Raportuesit Special për promovimin e të vërtetës, drejtësisë, reparacionit dhe garancitë e mos përsëritjes ka dhënë kontributet e saja në pyetësorin mbi programet nacionale te reparacionit.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *