I pyetur nëse ndihet i turpëruar me ngjarjet në Kosovë kur raporton në Qeverinë Britanike, O’Connell tha se s’ka pse të ndihet kësisoj për shkak të veprimeve të kosovarëve.

“I turpëruar? Përse të ndihem i turpëruar për atë që kanë bërë kosovarët? ‘Të lejojmë’ njerëzit të udhëheqin Kosovën? Çka nënkupton kjo? Unë nuk ‘po i lejoj’ njerëzit të udhëheqin Kosovën. Ata s’e kërkojnë lejen time. Komuniteti ndërkombëtar flet çdo ditë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pa asnjë reagim nga Kosova. Njerëzit e Kosovës janë plotësisht përgjegjës për liderët e tyre. nëse dëshironi ndryshim, realizojeni. Shpresoj që Qeveria do ta kuptojë nevojën për të pasur rezultate serioze kundër korrupsionit, shpresoj që opozita të kuptojë se duhet t’i bëjnë një ofertë origjinale qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Ruairi O’Connell në bashkëbisedimin e tij në Facebook.

Edhe një komentues tjetër e pyeti Ambasadorin rreth liderëve të tanishëm politikë, duke kërkuar nga ai një përgjigje se deri kur me ta!

“Nëse nuk ju pëlqejnë politikanët tuaj, votoni dikë tjetër, kjo është Demokracia, dhe kjo mendoj është shumë e thjeshtë”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu:  Italia gjen shpëtim te Algjeria për furnizimin me gaz

Një komentues kërkoi “çlirimin e Kosovës” edhe njëherë nga Britania, por O’Connell tha: “Jo. Bonevet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *