Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit jodemokratik të KQZ-së për mërgatën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se KQZ po i shkel të drejtat për të votuar, përcjell MekuliPress.com

Gashi ka thënë se vendimi është katastrofal antikushtetues, antiligjor, antinjerëzor që paraqet shkelje të padiskutueshme të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Postimi i tij i plotë:

Shkelja e të drejtës për të votuar ka emër!

KQZ-komisioni qendror zgjedhor.

Vendim katastrofal antikushtetues, antiligjor, antinjerëzor që paraqet shkelje të padiskutueshme të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kjo brutalisht cenon garancitë e procesit fer dhe të drejtë të zgjedhjeve të 14. Shkurt 2021.

A janë në veti këta të KQZ, sipas tyre nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.

Nuk mundeni me diskriminu mërgatën tonë o të mjerë!

Lexoni naj nen të ligjit penal të Republikës së Kosovës mos po ju bind me ndërru mendjen!

Mërgata jonë më e mira në botë nuk punojnë me telefona në dorë o të mjerë!

Lexo po ashtu:  Abrashi: Vullneti ynë nuk mund të vidhet, as të shtypet, ata do të humbin ne do të fitojmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *