Unioni i Studiove Filmike të Hollywood-it ka propozuar që të bëhen teste masive për të gjithë punëtorët në mënyrë që të rikthehen në shesh-xhirim. Testet do të bëhen për të gjithë aktorët, regjisorët, teknikët etj., për t’i dhënë mundësi atyre që përfundojnë projektet filmike që mbetën pezull si pasojë e Covid 19.

Task-forca që është ngritur brenda Hollywood-it ka dërguar shumë rekomandime guvernatorëve të Nju Jorkut dhe Kalifornisë që janë edhe dy prej korporatave më të mëdha prodhuese të filmave dhe po presin dritën jeshile për përfunduar setet e xhirimit.

Në një dokument 22 faqësh task-forca iu kërkon atyre testim masiv për stafet, monitorim të përditshëm të temperaturës dhe kontrolli i simptomave si dhe pajisjen në masë me maska.

Megjithatë maska do përdoret kur aktorët të jenë afër me njëri-tjetrin por jo duke xhiruar skenat e filmave. Unioni i Studiove Filmike u ka kërkuar producentëve që të minimizojnë situatat ku aktorët ndërveprojnë dhe të përdorin efekte dixhitale kur bëhet fjalë për filma erotikë.

Lexo po ashtu:  Arilena nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021

Rregullat do të vlejnë njëlloj për të gjithë gjigandët televiziv si Walt Disney, Netflix, Warner Bross, Universal Studios etj. Gjithashtu do të për kryerjen e testimeve do të përcaktohet një vend i posaçëm ku aktorët dhe punëtorët do të testohen me radhë dhe nëse rezultojnë pozitiv nuk do të jenë pjesë e filmave ku ata janë parashikuar të interpretojnë.

Kompanitë e filmave prej më shumë se tre muajsh kanë qenë të mbyllura duke pësuar shumë humbjet më të mëdha në dekadat e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *