Shteti i Kroacisë ia ka dhuruar Kosovës 10 mijë vaksina anti-covid.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi për media.

Në takimin e ministrit Vitia me ambasadoren kroate në Prishtinë, është diskutuar edhe ecuria e vaksinimit të kosovarëve.

“Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrit të Shëndetësisë.

Lexo po ashtu:  Historike - Malësia shqiptare në Mal të Zi nesër në zgjedhjet lokale, - Vota juaj për numrin 5 , për Forumin Shqiptar, është votë e denjë për çdo shqiptar që e donë vendin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *