Kroacia është në këmbë nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin. Që nga pasdita e djeshme janë kryer disa arrestime dhe kanë filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë shtetëtorë dhe biznesmenëve të njohur atje.

Politikanë të lidhur me pushtetin dyshohet se janë të përfshirë në krime ekonomike, tendere, ndërtime, tregti dhe marrje ryshfeti. Për këtë, sot në mëngjes është mbledhur Parlamenti kroat.
Kryetari i Komunës Velika Gorica që është deputet i partisë HDZ (Parti në pushtet) Drazhen Barishiq dhe deputeti i partisë tjetër SDP Vinko Gërgiq kryetar i Komunës së Nova Gradishkas janë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të manipulimit me tenderë publikë.

Parlamenti ua ka hequr imuntetetin tre politikanëve: Barishiqit, Gërgiqit dhe Puljashiqit.
Njëri është anëtar i partisë HDZ, ndërsa tjetri i SDP. Me këtë veprim ka ndodhur edhe një precedent në Parlament, ngase kurrë nuk ka ndodhur që imuniteti i tre deputetëve të hiqet brenda një dite.

Pas heqjes së imunitetit, pritet arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme. Imuniteti parlamentar i Barishiqit është hequr me 121 vota pro dhe një abstenim, ndërsa i Gërgiqit dhe Puljashiqit me 123 vota pro dhe dy abstenime.

Lexo po ashtu:  Samiti/ Rama ulet në tryezë me Vuçiç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *