Në vijim të replikave për situatën e pandemisë në vend, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook nga Fieri më 12 nëntor. “Shikoni çfarë po ju fsheh Edi Rama”, shkruan Basha në mesazhin e tij në rrjetin social.
Në videon e kryedemokratit shfaqen shumë qytetarë të grumbulluar në radha të mëdha në pritje të marrjes së shërbimit nga administrata Rama.