Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara këtë javë së bashku me presidenten Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në varrimin e Sekretares Madeleine Albright.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili tha se Kurti do të shkojë në SHBA ku dhe do të qëndrojë disa ditë.

Kohë më parë Kurti kishte konfirmuar se do të udhëtonte drejt SHBA-së në pranverë ku dhe do të qëndronte disa ditë pasi do të kryente disa takime të rëndësishme.

“Por nuk vjen në shprehje rishikimi i buxhetit në mes vit pa shkuar unë në ShBA, sepse po e shoh se ndoshta ju jeni më të interesuar se unë. Edhe unë jam i interesuar që të shkoj, edhe kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Edhe jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të më duhet të qëndrojë pak më shumë se zakonisht ashtu që edhe do të mund të ma bëni pyetjen “e kur do të ktheheni”, ishte shprehur Kurti.

Lexo po ashtu:  Rusia bombardon Kievin kur aty ndodhej sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright do të mbahet të mërkurën, më 27 prill, në Katedralen Kombëtare të Washingtonit. Pjesëmarrja në ceremoni është e mundur vetëm me ftesa, ndërsa ajo do të transmetohet direkt në platforma digjitale.

Madeleine Albright, vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare. Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *