Takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ka nxjerrë në dukje publikisht një diferencë qëndrimesh. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për makro-Shengenin shqiptar, ndërkohë që Edi Rama ka sqaruar se pa mini Shengenin ballkanik makro-Shengeni shqiptar nuk mund të ndodhë.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë ideja e Makro-Shengenit shqiptar, por Kurti ka arritur ta vendosë në pozitë nervoizmi Edi Ramën, pasi teka ka rezervuar të drejtën të flasë atë që mendon në konferencën për shtyp, ka pranuar nga ana tjetër të dakordësohet për marrëveshjet dhe mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive. Pra nuk kemi përpara një kryeministër kokfortë që kushtëzon veprimet e palës tjetër. Nga ana tjetër duket se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të lëvizë më as në planin retorik për shkak të angazhimeve që ka marrë me miqtë e tij serbë.

Nuk ka Makroshengen shqiptar pa Minishengen ballkanik. Makroshengeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me shengenin rajonal nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit, na hapet rruga që është e mbyllur prej shumë vitesh për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë. Këtë rezistencë unë e kam thyer. Na takon ne të bëjmë më të mirën. Askush, as Serbia dhe vendet tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e Madhe. Ne do të fillojmë nga puna me agjencitë, ka thënë Rama.

Lexo po ashtu:  Vuçiçi: Gazetarët në Veri provokojnë

Kujtojmë pak kohë më parë z. Rama do të sfidonte edhe BE-në kur filiste për bashkim me Kosovën dhe të drejtën e Shqipërisë dhe Kosovës që të vendosin për të ardhmen e tyre vetë.

Sot kjo e drejtë kushtëzohet nga nismat rajonale ku z. Rama është angazhuar personalisht dhe që kompromentojnë si joserioze çdo qëndrim tjetër.

Në këtë kuptim kryeministri i Kosovës ka arritur një fitore në Tiranë me prezantimin e tezës së bashkimit mes të dyja vendeve, të cilën homologu i tij i Shqipërisë nuk ka guxuar më ta miratojë. Është po ashtu një lajm i mirë që miqësia mes të dyve duket e pangjashme pasi mbi këto miqësi dhe batutat dy lekëshe në përgjithësi z. Rama ka luajtur me imazhin dhe një lloj propaganda mashtruese me të cilën ka kapërcyer mbi problemet e vërteta mes të dyja vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *