Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as të martën nuk e ka në agjendë takimin me presidentin Thaçi, por do të ketë një takim të rëndësishëm me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në agjendën e bërë publike nga Zyra për Informim e Kryeministrit për ditën e martë, bëhet e ditur se kryeministri Kurti në orën 09:00 pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne  – këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Më pastaj në orën 11:00 kryeministri Kurti merr pjesë në aktivitetin përmbyllës për përfshirjen e lëndës “Gjinia dhe Ekonomia”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës

Ndërsa në orën 13:00 do të mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.

Lexo po ashtu:  Kush e vrau Ana Frankun?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *