Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.

Kurti këtë e ka bërë në një mënyrë më të veçantë, përmes një videoje nga burgu i Prishtinës, në qelinë ku mbahej rob Ukshin Hoti.

Nga aty Kurti ka kujtuar veprën e Ukshit Hotit.

Ai ka thënë se në historinë e Kosovës nuk mund të gjendet personalitet më iu shumanshëm sesa ai i Ukshin Hotit.

“Nuk mund të gjejmë një personalitet të shumanshëm në historinë tonë kombëtare sikurse Ukshin Hoti. Edhe diplomat, edhe i burgosur politik. Edhe profesor edhe demonstures. Edhe kryetar i subjektit politik edhe shkencëtar”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

https://www.facebook.com/mediadhepolitika/videos/676079349858473/

 

Lexo po ashtu:  Njihet si shatërvani më i famshëm në botë. Ja çfarë nuk dini për shatërvanin e Trevit në Romë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *