Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës Albin Kurti, sot do të qëndrojë në presidencën çeke. Në Pragë, Kurti pritet që edhe zyrtarisht ta dorëzojë aplikimin e Kosovës për në BE.

Kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.

Kujtojmë se të mërkurën e 14 dhjetorit presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo po ashtu:  Si u tentua te eleminohej Avni Rustemi me nje aksident te inskenuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *