Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, njoftoi heqjen dorë nga diploma e marrë në vitin 1999, pas akuzave për plagjiaturë. Bettel tha se i ka kërkuar Universitetit të Lorraine-s në Francë të anulojë diplomën e nivelit Master që iu dha në 1999 “për të hequr çdo dyshim në lidhje me meritat e DEA (gradë) dhe për të shmangur humbjen e besimit në punën akademike“, raporton “Le Monde“.

Bettel nuk e ka pranuar se ka kopjuar dhe në një deklaratë është shprehur se nuk ka qenë qëllimi i tij të mashtrojë askënd në atë kohë.

Akuzat për plagjiaturë u ngritën për herë të parë në një artikull të gazetës luksemburgase “Reporter”, e cila thoshte se “më shumë se tre të katërtat” e tezës që Bettel ka dorëzuar në 1998 – mbi reformën e votimit në zgjedhjet evropiane – ishin marrë nga burime të pacituara.

Kryeministri 48-vjeçar, jurist në profesion, ka edhe një diplomë master nga Universiteti i Lorraines.

Në një deklaratë, universiteti njoftoi se pas një verifikimi i ka kërkuar z. Bettel të bëjë sërish temën e diplomës, duke e plotësuar me citimet e munguara.

Lexo po ashtu:  Këtë vit, do t’i çojmë para akrepat e orës, të dielën e 28 marsit. Por a do të jetë kjo hera e fundit që do ta bëjmë këtë?

Ndërsa Bettel u përgjigj se puna e tij ishte origjinale, megjithëse ai pranoi se nuk kishte dhënë “referenca tekstesh të veçanta për pasazhe individuale”, të cilat mund të konsiderohen “një formë plagjiature”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *