Bashkimi Europian (BE) ka njoftuar se sot do të mbahet një takim i nivelit të lartë i Dialogut Kosovë – Serbi i cili do të zhvillohet në Bruksel.

Dialogu do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i cili mbështetet në këtë nga Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Lajčák.

Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Dialogu i lehtësuar nga BE synon që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre Evropiane, të krijojnë mundësi të reja dhe të përmirësojnë jetën e njerëzve.

Një marrëveshje midis palëve sipas BE-se është e dobishme edhe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Agjenda:

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Aneksimi prej Izraelit i Bregut Perëndimor çon në njohje të Palestinës nga BE-ja

Kurse, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *