Kryeministri i pakorruptuar e largëpamësi politik e diplomatik, Kurti, i tha këto fjalë të sakta për mikun e madh amerikan, ambasadorin Jeffrey M. Hovenier:

“Na njeh shumë mirë, dhe kjo është shumë mirë, natyrisht. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, është i lidhur me Kosovën në momentet e rëndësishme të historisë sonë të re: në vitet e luftës drejt çlirimit të vendit (1998-1999), dhe në ato drejt shpalljes së pavarësisë së shtetit (2007-2008).

Përgjatë karrierës 31 vjeçare, si diplomat i ShBA-ve ka shërbyer nga Kroacia në Greqi, nga Panamaja në Paraguaj e Peru, nga Berlini në Ankara, ndërsa ka punuar edhe për OKB-në e OSBE-në. I dëshirova mirëseardhje, i urova suksese dhe ju falënderova përzemërsisht. Diskutuam hapur, për shumë çështje; do të bashkëpunojmë ngushtë, për të gjitha temat.
Partneriteti dhe aleanca jonë me ShBA-të mund të zgjerohen e thellohen.”/MekuliPress/
Lexo po ashtu:  Macron u bëri thirrje evropianëve të zgjohen pas fitores së Trumpit: Amerika nuk do të kujdeset për ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *