Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi për taksën 100% do të zëvëndësohet me masën e reciprocitetit.

Ai thotë se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  Rexhep Qosja i madh: Do të votoj sepse Veriun e Kosovës të përtej Urës së Ibrit, atë hapësirë shumë të çmuar e të pasur të Kosovës, të sunduar prej serbëve edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe ....

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *