Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar sot Nora Kelmendin këshilltare politike për koordinimin e të drejtave pronësore.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, Nora Kelmendi ka lindur në Pejë dhe është rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka vazhduar në Maqedoni në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm.

Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e konsulencës, biznesit si dhe menaxhimit në përgjithësi.

Ka punuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore si dhe në Komunën e Prishtinës, ku ka ushtruar pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kadastrit për 5 vjet me radhë. Puna e saj në këtë drejtori e ka bërë edhe më të vendosur e më të fortë në luftimin e korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë.

Lexo po ashtu:  Pa aeroplanë, pa tanksa, pa ushtarë e pa sistem të avancuar ushtarak, Shqipëria kujton 108 vjetorin e Forcave të Armatosura, Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka lavdërohet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *