Kryeministri i Republikës Albin Kurti ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kurti ka pohuar se kërkesa për lirim vjen për shkaqe familjare, transmeton Telegrafi.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, thotë ai.

Kryeministri poashtu ka njoftuar se ministër të ri të Mbrojtjes ka emëruar, Ejup Maqedoncin.

“Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/838414270985635?ref=embed_post

Lexo po ashtu:  Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *