Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si akter kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit.  Në një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Kurti ka nënvizuar nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

“Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Është ambicie e imja, që me dhjetë sentenca, të them atë, që të tjerët thojnë me libra të tërë.