Kryeministri Kurti sot u është drejtuar përsëri klasës sunduese përmes medias sociale facebook. Ketyre Kryeministri u thotë hapur se ka përënduar koha e tyre. Presidnetin e quan “helaq”, duke argumentuar se këta “dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë,” duke e  “keqpërdorë atë si strehë për ultësinë e tyre”, shkruan e pavarura MekuliPress.

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

Lexo po ashtu:  Protesta për Teatrin ka arritur disa fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *