Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij, ka pritur ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kurti, siç bën me dija Zyra për Informim e Kryeministrisë, tha se Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë.

Minxhozi e falënderoi Kurtin për pritjen dhe i shprehu urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

“Në takim, sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi, njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo po ashtu:  CNN: Joe Biden do të shpallë kandidaturën për President të SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *