Sot shënohet 25-vjetori i protestës studetore të 1 tetorit të vitit 1997.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar këtë protestë të studentëve shqiptarë në të cilën ka qenë edhe vetë pjesëmarrës duke shprehur se kjo lëvizje përshpejtoi përpjekjen për çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Ndërkaq, ai përkujtoi edhe profesorin Ejup Statovci, i cili u priu studentëve për ndryshme demokratike e kombëtare shqiptare.

Në vijim gjeni postimin e plotë të kryeministrit Kurti:

Në 25 vjetorin e protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, me filmin dokumentar mbrëmë dhe me homazhe sot, kujtuam Profesor Ejup Statovcin, ish rektor i Universitetit të Prishtinës, akademik i qëndresës, i cili na priu për ndryshime demokratike e kombëtare.

Studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup. Ai i cili dekadat e jetës së tij, ia dedikoi Universitetit, Kosovës, popullit dhe mbarë kombit shqiptar.

Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit.

Lexo po ashtu:  Stres nga Coronavirusi? Injoroni titujt senzacional!

Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi.

I kujtojmë e nderojmë përherë profesorët e studentët e protestës së 1 tetorit, atyre që patën guxim, që sfiduan okupimin serb dhe e bënë rezistencën aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *